Në protestën e mijëra qytetarëve para Kryeministrisë, një prej protestuesve nga Rrjolli, mbajti një fjalim ku u bëri thirrje të rinjve të marrin në dorë të ardhmen e vendit.
“Unë këtu kam ardhur në emër të të gjithë shqiptarëve që kërkojnë ndryshim. Ju e dini se sa po vuajmë. Unë thirrjen më të madhe e kam për rininë, hajde rini, hajde rini dhe merre në dorë këtë Shqipëri”, tha ai.
Protestuesi tha se të rinjtë duhet të angazhohen për të ndërtuar të ardhmen e tyre në vend dhe për të krijuar kushte më të mira për familjet e tyre, ndërsa brohoriti njëzëri me mijëra të pranishmit e tjerë” “poshtë qeveria”.
“Edhe ne kemi qenë të rinj, por ne nuk kemi qenë të aftë që t’ua plotësojmë kushtet që ju të jetoni në Shqipëri. Ju që mendoni të krijoni familje, plotësojuni kushtet fëmijëve tuaj, merreni këtë shtet në dorë dhe jepini drejtim.
Plotësoni nevojat tuaja ashtu siç keni dëshirë ju. Kemi emigruar edhe ne dhe jemi kthyer pensionistë. Rini, merreni në dorë situatën dhe tregojani vendin. Poshtë qeveria, poshtë qeveria, poshtë qeveria…”, deklaroi ai.
© Panorama.al











