Arta Marku takon prokurorin e Tahirit, porosia e prerë: Vazhdoni pa hezitim…

Jan 22, 2018 | 17:18
SHPËRNDAJE

Prokurorja e Përgjishthme, Arta Marku i ka dhene mesazh te prere kreut te prokurorise se Krimeve te Renda, teksa i ka shprehur mbështetjen per hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çdo çështje e në çdo nivel, kundër krimit dhe korrupsionit.

Prokurori ne fjale eshte edhe prokurori i dosjes se bujshme ne te cilen po hetohet edhe ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, afatet per te cilat u zgjaten se fundi edhe me tre muaj. Vendimi u mor pas kërkesës së organit të akuzës për zgjatjen e afateve.

arta-marku-5

Njoftimi i plote 

Zonja Marku ia dha mbështetjen kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kur e priti në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e së hënës, 22 janar 2018.

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara.

Kryeprokurorja znj.Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet.

Prokuroria e Përgjithshme vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura