VIDEO/ “ARRSH tha se banesa nuk prekej”- Këlliçi takon qytetarin që ka mbetur pa shtëpi te Unaza e Re: Nuk kanë përfituar asnjë moment nga bonusi i qirasë!

Feb 26, 2021 | 19:57
SHPËRNDAJE

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, njëherësh edhe drejtues politik i Partisë Demokratike në Njësinë e Kasharit, Yzberishtit, Yrshekut dhe Mëzezit është takuar sot me disa banorë të Unazës së re, që janë prekur nga projekti për ndërtimin e saj.

Teksa ka biseduar më qytetarin, Haxhi Billa, Këlliçi thotë se banesa e tij 3-katëshe është prishur në mënyrë të jashtëligjshme, ndërsa sot 21 pjesëtarët që jetonin në të nuk kanë përfituar as bonusin e qirasë.

Postimi i plotë:

Bisedova me Z. Haxhi Billa, lidhur me prishjen e jashtëligjshme të banesës së tij 3-katëshe në Unazën e Re. Në këtë banesë jetonin 21 anëtarë të familjes, të cilët nuk kanë përfituar në asnjë moment nga bonusi i qirasë. Banesa ishte e dokumentuar dhe nuk parashikohej prishja e saj në projektin e Unazës së Re. Vetë Billa i është drejtuar Avokatit të Popullit, ku pasi është verifikuar rasti me Autoritetin Rrugor Shqiptar, ka marrë përgjigjen se banesa e tij nuk do të shembej.

E kundërta ndodhi dhe banesa u shemb me një telefonatë, duke lënë në mes të katër rrugëve 6 kurora të familjes Billa. Ndryshe nga sa trumbetohet për bonusin e qirasë, familjarët e tij paguajnë gjithçka nga xhepi i tyre. Ky është realiteti që të gjithë duhet të shohin dhe ta ndryshojnë me votë, më 25 prill.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura