Arrestohet porositësi i vrasjes me pagesë, pagoi dy persona për ekzekutimin

May 21, 2015 | 15:04
SHPËRNDAJE

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 34-vjecar, i akuzuar si porositës i një vrasjeje me pagesë.

Foto iluestruese

Sipas të dhënave të para bëhet me dije se arrestimi i shtetasit Mirdash Osmani është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Xhiroja e fundit”.

Gjykata ka caktuar masën e arrestit me burg ndaj të akuzuarit Osmani, për vrasje me paramendim.

“Ky person pagoi shtetasit B.L. dhe V.C për të vrarë shtetasin me iniciale F.A”- bëjnë me dije burime të policisë, duke shtuar se porosia per vrasjen ishte bere ne daten 10.11 2014.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura