Arrestohet në Itali shqiptari me precedentë kriminalë, si e ‘nuhati’ policia trafikimin e kokainës, falë të droguarve të zonës

Sep 19, 2020 | 21:45
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane e Como-s, pasditen e djeshme.

policia italiane

Mediat fqinje raportojnë se i arrestuari është shtetasi me iniciale  E.M., 39-vjeç, banor i ligjshëm i zonës së Cantù, i cili punonte si murator. Raportohet se shqiptari ishte me precedentë në fushën e drogës, pasi ishte kapur për tregtimin e kokainës.

Arrestimi

Ditët e fundit, në Cantù, një vend afër Milanos, agjentët ishin duke kontrolluar disa të varur nga droga, të cilët kishin kokainë.

Ata kishin ‘nuhatur’ se furnizuesi ishte një banor në atë zonë dhe pikërisht këtu nisën hetimet, të cilat çuan në identifikimin personit dhe gjurmimin e tij.

Ndjekja e shqiptarit zgjati për disa ditë dhe përfundoi dje, pasi agjentët vunë re dy persona që shkëmbenin shpejt diçka. Një nga të dy ishte shtetasi E.M.

Menjëherë policia ndërhyri duke arrestuar personat.

Policia mundi të sekuestronte kokainën, të të njëjtit lloj me atë të ditëve të fundit. Në bastisjen e shtëpisë së shqiptarit, u gjet edhe materiali i paketimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura