Arrestohet kreu i komunës Blinisht, i dehur në timon. Goditi me grushte policët e Rrugores

May 29, 2015 | 10:05
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës ka arrestuar kreun e komunës Blinisht të Lezhës, pasi rezultoi të ishte i dehur në timon, e pas testit të alkoolit nga forcat e policisë, goditi me grushte efektivët e Rrugores.

Foto iluestruese

“Jak Zhupa 53-vjeç banues në Blinisht, me detyrë kryetar i komunës Blinisht u arrestua pasi në aksin rrugor Lezhë-Blinisht, vendi i quajtur Servisi pranë fshatit Piraj  duke drejtuar mjetin veturë të markës BMË ka dalë nga rruga. Nga shërbimet policore është bërë testi i alkoolit ku rezulton të ketë qenë në gjendje të dehur mbi 0.5% alkool”- njofton policia.

Policia sqaron se ai ka goditur me grushte punonjësit e policisë rrugore gjatë ushtrimit të detyrës, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë gjuetie pa leje dhe tre thika të madhësive të ndryshme. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura