Arrestimi i ruses për spiunim, Moska akuzë SHBA-së: Qëllimi ishte i qarë, synohej…

Jul 19, 2018 | 8:41
SHPËRNDAJE

Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se arrestimi në Shtetet e Bashkuara i një shtetaseje ruse, nën akuzat për spiunim, është bërë për të prishur ndikimin pozitiv që ka pasur samiti Rusi-SHBA në Helsinki.

putin trump

Zëdhënësja Maria Zakharova tha se nuk ka pasur asnjë arsye për arrestimin e Maria Butinas.

Butina është arrestuar dhe akuzuar këtë javë për komplot për të vepruar si agjente e Qeverisë ruse.

Është thënë se ajo ka zhvilluar lidhje të ngushta me Partinë Republikane në SHBA.

“Arrestimi ndodhi për një qëllim të qartë: minimizimin e efektit pozitiv të takimit Putin-Trump”, tha Zakharova.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, u takuan më 16 korrik në Helsinki.

Trump tha të mërkurën se nga takimi i tij me Putinin do të dalin “rezultate të mëdha”.

“Kaluam mirë bashkë, gjë që i bezdisi shumë kundërshtarë që deshën të shohin një ndeshje boksi. Rezultate të mëdha do të vijnë”, shkroi Trump në Twitter. REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura