Arrestimet e ish-deputetëve të PS, reagon Basha: Ja kush është “peshku i madh” i dosjes

Oct 22, 2018 | 13:56
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat ka reaguar në lidhje me arrestimet që janë bërë ditët e fundit nga Policia. Basha tha se peshku i madh në këtë dosje është Vangjush Dako.

Lulzim Basha

“Vangjush Dako kryesori, të tjerët janë peshq të vegjël për të shpëtuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar prova të tjera. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela.

Ngjarjet e djeshme janë pjesë e skenarit për prishjen e dosjes.  Peshqit e vegjël do lirohen, akuzat do lehtësohen. Është pjesë e skenarit të prokurorisë.

Lulzim Basha1

Duke iu servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë disa peshq të vegjël të mbyllet hetimi për Dakon dhe për të paktën 4 deputetë të tjerë socialistë.

Përpjekje propagandistike për ta shfryrë dosjen Dako me arrestimin e disa peshqve të vegjël ose të ngordhur”, deklaroi Basha në një dalje për mediat nga selia e PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura