Arresohet vajza që ekzekutoi prindërit dhe motrën, pranon krimin. Policia dyshon për bashkëpunim

Sep 3, 2018 | 14:58
SHPËRNDAJE

Blerta Pocesta ka pranuar në polici vrasjen e 3 familjarëve të saj në Dibër të Maqedonisë dhe ndodhet në paraburgim. Pocesta akuzohet se ka vrarë prindërit dhe motrën e saj dhe më pas tentoi ta fshehë autorësinë e krimit, shkruan Klan.

Ngjarja makabre ndodhi në 27 Gusht. Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeç u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë së tyre.

Diber-702x365-1392x723-696x362

Sipas informacioneve një ditë para ndodhjes së krimit ajo ka hyrë në Maqedoni dhe ditën e ndodhjes së krimit është larguar sërish.

Bashkë me vajzën e madhe të familjes Pocesta B.P, dyshohet edhe për dy persona të tjerë të cilët kanë ndihmuar vrasjen, personi F.G nga Gostivari i cili për policinë është emër i njohur si person problematik ka qenë transportuesi i vajzës nga kufiri deri në Dibër.

Personi tjetër i përfshirë si i dyshuar në vrasje është nipi i F.G, personi me iniciale V.K i cili u arrestua dje nga policia dhe sot ka pranuar në sallë të gjyqit se ai i ka shitur vajzës së familjes Pocesta, B.P armën me të cilën është kryer krimi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura