Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj i dedikojnë këngë “Panoramës”?

Jul 12, 2020 | 12:48
SHPËRNDAJE

Një tjetër këngë me ritme të verës sapo është publikuar. Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar forcat për herë të dytë për një projekt muzikor.

“Panorama” titullohet kënga e re e këtyre dy artistëve, të cilët e realizuan edhe me klip të punuar nga “Entermedia”.

Në klipin e këngës, Xhensila merr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen, teksa tregoi edhe rezultatet e palestrës e veshur me një ‘bodysuit’.

Kënga “Panorama” nga Xhensila dhe Ardiani premton suksesin e duetit “Çika çika”.

“E shok krejt në Panorama, aman krejt në Panorama”, është një nga vargjet kryesore të duetit të tyre.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura