“Arben Ndoka mban arsenal armësh në automjet, por Policia s’ndërhyn”

May 27, 2016 | 8:46
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar sot atë që ai e quan “funksionimin skandaloz të komisariatit dixhital”.

berishaMe një postim në Facebook, ish-kryeministri shprehet se në makinën e ish-deputetit Arben Ndoka në Lezhë mbahen armë, por policia nuk ndërhyn.

Berisha ka postuar një mesazh të ardhur sipas tij, nga “qytetari dixhital”, ku shprehet se ish-deputetit socialist, Arben Ndoka në Lezhë po fuqizohet me shpejtësi me përkrahjen e policisë.

STATUSI

Qytetari dixhital denoncon: Funksionimin skandaloz te komisariatit dixhital, heshtjen e tij para krimit te radhes te pushtetareve! sb

“Pershendetje Doktor. Duke ju uruar shendet te poté dhe dune qene se jeni i vetmi ze i shqiptareve ne parlament desha te denoncoj nje rast. Dinastia e krimit Noka ne Lezhe Po fuqizohet me shpejtesi me perkrahjen e policise se tahirit. Eshte denoncuar ne dy raste ne komisariatin dixhital se ne automjetin e tyre Mitsubishi AA 777 AG ne sediljen e pasme poshte eshte fshehur nje arme, por policia nuk vepron deri sa te ndohge nje krim. Po ju dergoj dhe dy numrat e raportimeve te komisariatit dixhital Nr.45066 para nje muaj dhe Nr.49309. Deshiroj te mbetem anonim Pasi nuk garantoj dot sigurine time. Faleminderit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura