Arabi Saudite, digjen 25 dasmorë, plumbat shkaktojnë qark të shkurtër

Nov 1, 2012 | 14:38
SHPËRNDAJE

Plumbat festivë në një dasmë në Arabinë Saudite kanë shkaktuar një qark të shkurtër në sistemin elektrik dhe flakë në tendën ku po bëhej ceremonia, nga të cilat humbën jetën rreth 23 dasmorë. Lajmi u raportua nga gazeta e përditshme arabe “Al-Yaoum”, e cila theksoi se incidenti kishte ndodhur gjatë natës dhe numri i viktimave mund t’i kalojë 25 veta, të gjitha gra. Festat në Arabinë Saudite organizohen me gratë veç e burrat veç dhe në tendën që u përfshi nga flakët ishin mbledhur të paktën 200 gra. Kreu i Zyrës së Mbrojtjes Civile në provincën lindore ku ndodhi ngjarja, gjenerali Abdullah Ksheimane, konfirmoi se tragjedia në tendën e ngritur pa leje ishte shkaktuar nga të shtënat në ajër që pasuan me rënien e një kablloje elektrik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura