Aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta, zyrat do të jenë të hapura edhe 2 të shtunat e ardhshme

Aug 18, 2023 | 18:07
SHPËRNDAJE

Teksa fluksi i kërkesave për t’u pajisur me karta identiteti dhe pasaporta është i lartë, për shkak të kthimit të emigrantëve në atdhe, zyrat e “Identitek” për të bërë aplikimet do të jenë të hapura edhe gjatë 2 të shtunave të ardhshme, pra më datë 19 dhe 26 gusht.

identiTek

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania “Identitek” përmes një njoftimi.

Ndërkohë kujtojmë se kuponët për letërnjoftime gjenden në zyrat Postës Shqiptare.

Përmes procedurës normale, një pasaportë apo kartë identiteti kërkon rreth 2 javë kohë që të përgatitet.

Ndërsa me procedurë të përshpejtuar, pasaporta mund të arrihet të merret për vetëm 3 ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura