“Anuloi” Kejnin, mbrojtësi De Vraj tregon sekretin…

Sep 19, 2018 | 15:44
SHPËRNDAJE

Mbron e shënon. Por, di të japë edhe asiste. Si ai i djeshmi, për Vesinon, që vleu sa një gol. Në përfundim të ndeshjes, Stefan De Vraj u ndal për mikrofonat e “InterTV”, pas tri pikëve të fituara kundër Totenhemit në ndeshjen e debutimit në Champions:

De vRAJ 2

“Pas një suksesi të tillë të pushton emocioni, – pranoi holandezi. – Është një mbrëmje e paharrueshme: diçka e bukur të fitosh kështu, në frymën e fundit. Treguam karakter dhe arritëm të kthenim ndeshjen në favor në fund. Asisti im për Vesinon? Ndodhesha prapa, nuk e shihja portën dhe mendova ta hedh në zonë: për fat të mirë ndodhej atje!”.

Inter Milan v Tottenham Hotspur UEFA Champions League 18/09/2018.

FAZA MBROJTËSE – Kejn 0, Ikardi 1: meritë edhe e qendërmbrojtësit: “Herri Kejn? E dija që ishte shumë i fortë edhe fizikisht. Por u mbrojtëm mirë, duke treguar pjekuri dhe soliditet. Arritëm t’u mbyllnim linjat e pasimeve duke u nisur edhe nga mesfusha: u vendosëm mirë në fushë, me pak fjalë. Kjo mund të jetë kthesa, por duhet ta tregojmë edhe në kampionat: të shtunën na pret një ndeshje ndërlikuar në një fushë të vështirë (në fushën e Kaljarit), duhet të japim maksimumin”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura