Anulohet lundrimi, shkak moti i keq

Sep 25, 2018 | 18:08
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme është pezulluar lundrimi, e kjo për shkak të motit të përkeqësuar me erë të fuqishme dhe deti me dallgë deri në 7 ballë.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është nisur për shkak të erërave të fuqishme.

Sipas parashikime, në orët e mbrëmjes fuqia e erës do të shtohet dhe lëvizja në det do të jetë e rrezikshme për mjetet lundruese duke lajmëruar që asnjë anije të mos dalë në det.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura