Anulimi i marrëveshjes së Detit nga ndërhyrja e Turqisë, kryeministri Rama i përgjigjet Dora Bakojanis: Ja pse iu drejtuam Gjykatës Kushtetuese

Sep 16, 2020 | 14:31
SHPËRNDAJE

ramaKryeministri Edi Rama gjatë forumit të organizuar nga “The Economist” ka deklaruar se zërat për ndërhyrjen e Turqisë në anulimin e marrëveshjes së 2009-tës për çështjen e Detit janë të pavërteta.

Rama deklaroi se në atë kohë ka qenë lideri i opozitës dhe se s’ka patur asnjë kontakt apo diskutim me Taip Rexhep Erdogan, asokohe kryeministër i Turqisë.

Kryeministri u shpreh gjatë kësaj tryeze se Partia Socialiste, asokohe në opozitë vendosi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi në vend kishte lidhur një debat në radhët e shoqërisë civile. Ai tha se në asnjë nga takimet që ka patur me Presidentin turk nuk është diskutuar për çështjen e Detit.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për këtë marrëveshje në vitin 2009, në atë kohë unë kurrë se kisha dëgjuar dhe kurrë s’kisha folur me Erdoganin, atëherë ai ishte  kryeministër i Turqisë.

Ne ishim partia kryesore e opozitës ne vendosëm ta çonin më Gjykatën Kushtetuese, kishte një debat me shoqërinë civile.

Unë thash e çojmë në Gjykatën Kushtetues pasi ajo ka të gjitha instrumentet për ta kontrolluar atë marrëveshje. E kam dëgjuar në Shqipëri apo në autoritete të larta të së shkuarës që kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë, kjo është e pavërtetë.

Kjo është fjala ime dhe s’kam gjëra të regjistruara dhe asnjëherë me Presidentin Erdogan s’kam diskutuar dhe s’kam diskutuar që kjo marrëveshje është anuluar prej interesit Turk. Kurrë!

Ti largojmë këto mendime që këto të mos ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

I jam mirënjohës Mitsotakis sepse ka patur një qëndrim mjaft konstruktiv për ta zgjidhur këtë çështje dhe për të mos u kthyer prapa. Askush nuk është i interesuar për ta mbajtur këtë çështje të pazgjidhur”, tha kryeministrit Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura