Anija “Saranda Expres” pëson defekt në mes të detit? Reagon administratori: Nuk është e vërtetë

Jul 14, 2019 | 19:52
SHPËRNDAJE

Anija “Saranda Expres” me flamur shqiptar, e cila ben linjen Sarande-Korfuz në orën 16:45 ka pesuar defekt ne sistemin e drejtimit dhe ka dhene sinjalin SOS, ajo eshte zhvendosur ne afersi te zones se Kasiopit,  ne veri te ishullit te Korfuzit.

Prane anijes Saranda Expres ka shkuar edhe anija tjeter e linjes Sarande -Korfuz, anija REINA 2 per te asistuar apo ndihmuar.anije2

Ne anija ndodhen 27 pasagjere dhe 2 automjete.  Kapitenria e Portit Sarande ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit Korfuzit te cilat po dergojne rimorkiatoret per ta terhequr drejt portit Korfuzit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bere me dije se nuk ka asnje demtim apo problem per posagjeret qe ndodhen ne anijen Saranda Expres. Gjithashtu anija do ti neshtrohet nje kontrolli te rrepte nga inspektoret e flamurit dhe rregjistri detar per shkaqet e difektit.

Por pas ketij reagimi, lajmi eshte pergenjeshtruar nga administratori i kesaj anijeje.

“Unë, administratori i anijes “Saranda Expres” Shpëtim Muho, pergënjeshtroj lajmin e dhënë në media. E vërteta qëndron në faktin se anija “ Saranda Expres” nuk pati asnje difekt për cfarë është bërë publike, që për mua është një disinformim dashakeqes. Kapiteni i anijes për  shkak se kishte det uli shpejtësinë e anijes deri sa ra deti.

Përsa i përket sinjalit SOS që ai ka lëshuar kapiteni do të penalizohet. Anija “Saranda Expres” shkoi vete drejt portit të Korfuzit.

Ky njoftim është një disinformim dashakeqës që ndodh në sezon dhe  që vijnë  nga konkurenca. Jam i gatshëm të pres kontroll  nga kushdo ekspert qoftë.

Vec një gjë është e vertete si drita e diellit anija e linjës Sarandë -Korfuz,  “Saranda Expres” nuk kishte asnjë  difekt në sistemin e drejtimit. Faleminderit.”, eshte shprehur ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura