Ançeloti është “Supertrajneri”, ja të gjithë titujt e fituar nga italiani

Aug 12, 2022 | 23:49
SHPËRNDAJE

Shumë flasin për Pep Guardiolën dhe mënyrën se si ai e revolucionarizoi futbollin. Shumë të tjerë për karizmatikun e futbollit “heavy metal”, Jyrgen Klop. Të tjerë merren me “mistrecin” Murinjo, por të gjithë në fund duhet t’i dorëzohen thjeshtësisë dhe madhështisë së Karlo Ançelotit. Trajneri i Realit të Madridit vazhdon të koleksionojë trofe, teksa atë mërkurën në mbrëmje ka shtuar dhe një tjetër në muzeun e tij personal.

anceloti

Reali i tij ka fituar Superkupën e Europës, që për italianin ka qenë i katërti në karrierë, duke lënë pas Guardiolën. Sukseset e tij flasin vetë. Tekniku italian është i vetmi në histori që ka fituar të pesë kampionatet më të rëndësishëm në Europë; ai është trajneri i vetëm në histori që ka fituar 4 herë Ligën e Kampioneve; dhe që nga e mërkura është i vetmi trajner që ka fituar 4 herë Superkupën e Europës. Një koleksion trofesh i jashtëzakonshëm, me Ançelotin që është kthyer të shkëlqejë sërish kur duket se karriera e tij kishte arritur në fundina e saj, kur përfundojë në mjegullën e Liverpulit (Evertoni).

Anceloti

Superkupa e katërt e Ançelotit, që i mjafton Madridit për të barazuar pesëshen e Barcelonës dhe nga ato që Milani arriti me Ançelotin si lojtar dhe trajner, mbërriti në Helsinki pas një menaxhimi të jashtëzakonshëm të grupit nga trajneri italian. Pak javë më parë ai njoftoi se kjo finale ishte për ata që ndërtuan epopenë e Championsit numër 14 (Decimocuarta). Është një turne që është vazhdimësi e asaj që u përjetua sezonin e kaluar.

titujt e fituar

Dhe kështu trajneri i bardhë vendosi t’i besojë të njëjtës skuadër që më 28 maj i dha Ligën e Kampioneve në “Saint Denis” në Paris. Vetëm pasi kapiteni Benzema i serviri në pjatë Superkupën e Europës me golin e dytë, Ançeloti u dha kënaqësinë edhe të tjerëve të jenë pjesë e gëzimit madrilen, mes tyre dhe dy afrimeve të verës, Tçoumeni dhe Rydiger. Ky i fundit, madje ka fituar dy herë radhazi Superkupën e Europës, pas suksesit në vitin 2021 me Çelsin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura