ANALIZA SATIRIKE/ “Bëmëni gati 20 mijë lekë se ndryshe nuk bëhet llaf”, Gjekmarkaj: Edhe “Zogu” “cicëron” me para në kutinë e votimit !

Dec 30, 2019 | 12:32
SHPËRNDAJE

gjekmarkaj

Nga Agron Gjekmarkaj

Hollaku i brishtë i njohur me nofken “Zogu” i Tiranes i cili perdisa kohe na shfaqej qe ne sabah në një ekran televiziv ka rreshqitur në telashe siç bien pantallonat pa ushkur !

Pasi mblodhi nektar andej ketej një ditë të bukur na iku nga ekrani duke lënë jetimë e të shkretë të gjithë ata që të zeri i tij emfatik e i kukurises, pjalmoheshin qejfi apo të tjere që zaliseshin nga lozonjareria e tij në levizje, piskama e lezet !!

“Zogu” dalngadalë po rritej dhe deshira për fluturim të gjithëanshem i lexohej në sytë e zhuritur sevdaje! Fluturoi edhe ky shterg majave te ndezullisë e jaranllekut e një ditë të bukur evlati u kap teksa valviste flatrat ! Policia e shtetit e zu me presh ne dorë teksa leronte arat e veseve të azdisura në një dhomë hoteli plot dalldi nësë i besojme deklarates së saj !Qerratai ! Keto të “Zogut” do të harroheshin si histori të rendomta prostitucioni e trafiku edhe pse personazhi ishte bërë i njohur me trasgresionet mengjezore nësë historia e shitblerjes së votes do ta ndiqte nga pas! cicerimat e “Zogut” vazhdojnë ęnde! Edhe tek ai zhytur në boten e erosit e piskamave që ai leshon kishte pikasur politika!

Atij i kerkohej te ngrihej nga krevati dhe per pak te harronte zulmat e tij e të çapitej drejt kutisë së votimit ! Madje duhej të angazhonte edhe evleter të tjerë që silleshin kah biblioteka e tij e lexonin sebashku!! “Zogut” i thuhej voto se perndryshej të del emri ty dhe familjes si mosvotues ! Kush e ndjell këtë frike? Nga buron ajo? ! Ashtu mes dilemash “Zogu” ndare mes kenaqesise dhe detyrimit për një çast e la menjanë të paren dhe u nis drejt të dytes siç ja kerkonte mikja me emrin Dajanë! Ndjeshmeria e Zogut dukej mjaft e lartë! Sëpari nuk ja prishi mikes e së dyti as qeverisë e cila kerkonte pjesmarrje në votime! Po ama “zogu” një kusht e kishte! Bëmëni gati njezet mijë lek turfulloi se përndryshe nuk bëhet llaf! E regjur me keso punesh zonja gati sa nuk u fye në profesionalizem! Bah si ta nxjerr goja i tha, ato i ke qe i ke po me bej nje resme mbi voten dhe çoma hazer i vershelleu embel ne tel !

Kjo e uruara Dajanë që kaq per zemer e ka pjesmarrjen demokratike ne votime per ke punon? Ky është një subjek banal si qindra të tjere në Shqiperi ! Por çfarë tregon ?! Kudo ti rrasesh duart në këtë pleh shikon se vota në këtë vënd blihet, shitet, vidhet rreth saj ekziston frika se ndeshkohesh ! Edhe “zogu” nuk ciceron pa para domethene nuk voton ! Çdo standart tjeter në këtë vend është i rremë kur vota është e trukuar! “Zogu” edhe pse pak më i brishtë nuk është aspak më pak i pandershem dhe i fajshem se “zogjtë” e Shijakut , të Dibres e shumë sivellezerve të vet kudo në Shqiperi! Ky vit u mbyll me “sakrificen” e “Zogut” ! Zgjedhjet në Shqiperi janë bërë si punet e “Zogut” !

 *Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura