Analiza/ Kasemiro mungesë që “djeg”, Belgjika çalon nga e majta

Jul 6, 2018 | 18:15
SHPËRNDAJE

Brazil-Belgjikë parashikohet si çerekfinalja më spektakolare e këtij Botërori. Nuk bëhet fjalë për emra, por për statistika. Nga njëra anë është sulmi më i mirë i turneut (Belgjika e drejtuar nga Roberto Martinez ka shënuar 12 gola) dhe nga ana tjetër mbrojtja, ajo e profesor Tites (1 gol i pësuar).

Brazil-Belgium-web

Trajneri i Brazilit ka studiuar mirë Juventusin e Kapelos. Në nder të së vërtetës duhet të themi që vendin e parë verdhejeshilët e ndajnë me Uruguain. Nuk mjaftojnë? Qetësohuni, në realitet Brazili dhe Belgjika i kanë goditur portat kundërshtare 77 herë. Më shumë se të gjitha. Franca është ndalur në 45 goditje, ndërsa Gjermania më mirë. Edhe pse ka një ndeshje më pak, ka provuar 67 herë. Edhe pse Nejmar dhe shokët e tij nuk kanë shënuar 12 gola si Belgjika, kanë arritur të shënojnë 7. Nuk janë pak, por ju do të mendoni që ka shënuar 1 më pak sesa Rusia.

Ndonjëherë, shifrat edhe flasin, edhe nuk flasin. Sigurisht, Brazili në letër është një ekip i fortë dhe solid. Vlen shumë soliditeti dhe forca e grupit. Nga ana tjetër, Belgjika përhap panik në sulm. Nëse Tite shijon formën e mirë të Nejmarit (deri tani është lojtari që ka goditur më shumë në portë 24 herë), Roberto Martinez mund të mbështetet te forma fizike e Lukakut, i cili mund të konsiderohet golashënuesi i vërtetë i turneut.

Brazil Belgjike

Kejn ka shënuar 6 dhe Lukaku 4, por anglezi ka shënuar 3 me penallti. Përpara Uillianit dhe Kutinjos, Belgjika nuk duhet të trembet sepse ka përpara Hazardin, De Bryjnen dhe Mertensin. Por Belgjika, përveç fillimit të mirë të Botërorit, tani është në çerekfinale falë mrekullisë në minutat e fundit kundër Japonisë.

PROBLEMET E BELGJIKËS

Shumë e vështirë që trajneri spanjoll të heqë dorë nga moduli që ka karakterizuar epokën e tij te Belgjika. Pas zhgënjimit në Euro 2016, me skemën 4-2-3-1 të Vilmotsit, Roberto Martinez ka kërkuar që të shfrytëzojë në maksimum forcën që kanë fantazistët e tij, duke u mbështetur gjithmonë te linja mbrojtëse me 3 (ku ka mbrojtës të gjatë dhe lojtarë të mirë me pasimet) dhe pastaj vazhdon me 4-2-1. Por ky transformim i skemës nuk ka interpretuesit realë në fushë. Karrasko në versionin mbrojtës nuk po bën më të mirën.

Belgjika

Në fazën mbrojtëse, Belgjika shndërrohet në 5-4-1, ku Karrasko duhet të bëjë mbrojtësin e majtë, por në ndeshjen kundër Panamasë ka treguar që ka shumë probleme. Ai nuk e mbyll kurrë hapësirën e pasimit nga rivalët dhe aty është një pikë e mirë që Brazili mund ta ndëshkojë Belgjikën. Dhe ta mendosh që në linjë të drejtë ishin 5 mbrojtës. Nëse do të ishte Uillian dhe jo një lojtar i Panamasë, sigurisht që do të shënonte. Por, Karrasko ka gabuar edhe ndaj Tunizisë, duke mos bllokuar një pasim që filtron mes tij dhe mbrojtësit.

Por në fazën e 1/ 8-ave kundër Japonisë, Belgjika gjithashtu tregoi se nuk mund të luajë dot e qetë në gjysmëfushën kundërshtare sepse në këtë moment e ka të vështirë të mbulojë hapësirat e ndonjë kundërsulmi të mundshëm. Kundër Japonisë gaboi Vertongen, i cili nuk lexoi mirë pasimin e Shibasakit për Haraguçin.

Një kapitull më vete për gabimet e shumta meritojnë edhe mesfushorët. De Bryjne në rolin përpara mbrojtjes është i sakrifikuar, por nëse ai spostohet si fantazisë, atëherë do të ndryshohet moduli, ose do të ulet në stol Mertens. Dembele do të sillte më shumë ekuilibër me Vitselin. Por Martinez nuk ndryshon dhe të gjithë topat e dytë u fituan nga japonezët.

PROBLEMET E BRAZILIT

Problemi i Brazilit nuk ka të bëjë me ata që janë në fushë, por me atë që mungon. Kasemiro i skualifikuar për shkak të kartonëve do të zëvendësohet nga Fernandinjo. Por është mesfushori i Realit të Madridit, ai që luan në linjën mbrojtëse dhe në rast nevoje formon një treshe mbrojtëse me Mirandën dhe Tiago Silvën.

Është ai që mbyll çdo hapësirë dhe rrëmben çdo top të kundërshtarëve. Kasemiro ka gjithmonë detyrën për të vrapuar horizontalisht dhe të sulmojë hapësirat që lënë Paulinjo dhe Kutinjo në formacionin 4-3-3 të Tites. Në atë zonë do të luajnë Mertens dhe Hazard dhe Brazili duhet të bëjë shumë kujdes. Diferenca mes Belgjikës dhe Meksikës është kjo, se në atë zonë të fushës do të luajnë dy fantazistë të vërtetë dhe jo dy mesfushorë të “kamufluar”.

brazili

Fernandinjo do të ketë detyrën që mos të lërë kurrë vetëm dy mbrojtësit me treshen Hazard, Lukaku, Mertens. Sepse është pikërisht aty zona ku Belgjika do t’i luajë kartat e saj. Për këtë motiv do të rikthehet edhe Marselo dhe Paulinjo duhet të bëjë një ndeshje të mirë si gjithmonë. Tite mund ta nisë me modulin 4-2-3-1 të vërtetë dhe pa të fshehta. Në momentin kur do të sulmojnë, do të bëjnë skemën 4-1-4-1, ku Fernandinjo do ta ketë më të lehtë sepse është mësuar te Mançester Siti.

SAKRIFICË

Në ndeshjen Brazil-Meksikë, Tite interpretoi disa nga skemat e tij. Duke kaluar në modulin 4-4-2 të pastër, në fillim Kutinjo dhe më vonë Gabriel Zhezus u sakrifikuan për Nejmarin. Në sensin që “profesori” nuk kërkonte më mbrojtje nga fenomeni i tij duke i dhënë rolin e sulmuesit të parë ose të dytë. Në këtë mënyrë, Brazili e kishte të lehtë të mbrohej në dy linja dhe të shfrytëzonte shpejtësinë e Nejmarit në sulm. Me aktivizimin e Firminos, Gabriel Zhezus vazhdoi të luante si mesfushor deri në fund të ndeshjes.

B

DUELI I YJEVE

Një ndeshje të tillë mund ta vendosin 3 lojtarë nga Brazili dhe 3 nga Belgjika. Ata janë ikonat e skuadrës (Nejmar-Hazard), mesfushorët magjikë (Kutinjo-De Bryjne) dhe mbrojtësit sulmues (Marselo-Karrasko). Shifrat tregojnë se do të ketë realisht një betejë edhe në këtë aspekt.

Nejmar dhe Hazard janë thuajse në një barazi totale, po ashtu si Marselo dhe Karrasko. Kutinjo ka një avantazh të lehtë ndaj mesfushorit të Sitit për shkak se ka shënuar 2 gola, ndërsa belgu nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës. Por të bësh parashikime për një ndeshje të tillë, është e vështirë. Të vërtetat do të mësohen sot në mbrëmje, në orën 20:00, kur ekipet do të zbresin në “Kazan Arena”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura