ANALIZA/ Ilir Demalia: Pa integritet moral s’mund të ndëshkohet krimi dhe korrupsioni në Shqipëri për të ngritur të ardhmen

Aug 25, 2021 | 16:48
SHPËRNDAJE

Analisti Ilir Demalia është shprehur se shoqëria shqiptare e ka të pamundur të ndëshkojë krimin dhe korrupsionin në vend, nëse nuk do të ketë vetëdije dhe integritet moral për të ngriur të ardhmen e saj.

cover

Në një shënim në profilin e tij në Facebook, Demalia thekson se drejtësia postkomuniste u drejtua nga gjykatësit dhe prokurorët që vazhdojnë edhe sot duke drejtuar institucione që mbështeten edhe nga nga Europa dhe SHBA?

Po ashtu, shprehet ai, se pluralizmi shqiptar i marrëveshur në zyrat e Komitetit Qëndror, u instalua me shërbëtorët e regjimit komunist, me komunistët, shkrimtarët, artistët, gazetarët e “Zërit të Popullit” dhe organeve të tjera partiake dhe njëkohësisht bashkëpuntorëve të Sigurimit.

Sipas tij, kjo situatë ka sjellë mosndëshkueshmërin e krimeve komuniste dhe në vazhdim mosndëshkueshmërinë e krimeve ekonomike dhe politike nëpërmjet korrupsionit dhe abuzimeve me pushtetitn, ku me qëllim nuk ngrihet shteti i së drejtës dhe nuk krijohen hapësira demokratike.

Ai, shprehet se shqiptarët do të vazhdojnë të sillen në këtë tallava për sa kohë nuk do të japin shembuj ndëshkueshmërie të krimit dhe të keqes.

Shënimi i plotë:

Më 23 gusht ishte dita përkujtimore e viktimave të regjimeve diktatoriale në Europë.

Në gjysmën e dytë të shekullit XX, ku sistemi diktatorial u instalua në më shumë se gjysmën e Europës, Shqipëria me regjimin e saj komunist, aplikoj sundimin më brutal, më kriminal, më primitiv dhe më të varfër si zhvillim arsimor, kulturor, ekonomik. Këtë e kallzon dhe gjëndja sot e autoritarizmit post-komunist si vazhdimësi komuniste e ngjyrosur me pluralizëm komunist.

Themë me pluralizëm komunist, sepse, pluralizmi shqiptar i marrëveshur në zyrat e Komitetit Qëndror, u instalua me shërbëtorët e regjimit komunist, me komunistët, shkrimtarët, artistët, gazetarët e “Zërit të popullit” dhe organeve të tjera partiake, dhe njëkohësisht bashkëpuntorëve të Sigurimit. 

Drejtësia postkomuniste u drejtua nga gjykatësit, prokurorët që vazhdojnë edhe sot duke drejtuar institucione që mbështeten edhe nga nga Europa dhe SHBA?!! Si rasti Arben Krajës, apo Dvoranit që dekorohet nga State Department.  30 vjet më parë, këta, dënonin njerëz me burg për agjitacion e propogandë n.q.s dikush propogandonde apo çfaqte simpati për perëndimin dhe SHBA, apo tentonte të kalonte telat me gjëmba të burgut 28 mij km të “Fanarit Ndriçues buzë Adriatikut” Shqipërisë Socialiste. Dhe e kanë bërë të dy.

Në anën tjetër, ata të persekutuarit, ku sipas regjistrave të bashkëpuntorëve 3/4 rezultojnë nga shtresa e të persekutuarve, nëpëmjet metodave shtrënguese psikike, presioneve, torturave, por shumë edhe me vullnet të lirë që shpërbleheshin nga regjimi me shkollë dhe emërime në institucione të propogandës, nuk mundën të kapërcejnë vetveten, por ngelën peng i firmës së hedhur të bashkëpunimit pa u çliruar dot prej saj edhe sot.

Ata që nuk u kompromentuan dot gjatë regjimit komunist, u zgërlaqën në postkomunizmin komonisto-pluralist me korrupsion dhe ofiqe nga antikomunistët-komunist, me OJF e qef  o je! duke u shkrirë si vaji në lakra persekutor dhe të persekutuar për një jetë përfitimesh dhe luksi nëpërmjet priviligjeve të pushtetit dhe korrupsionit.

E gjtha kjo krijoi inflacionim të realitetit të vuajtjeve dhe krimeve të regjimit komunist. Imorliteti i të dy krahëve në shërbim të njëri-tjetrit në rrugën e re për fitim me korrupsionin e pushtetit dhe shërbimin ndaj këtij korrupsioni e bëri deri qesharak persekutimin dhe krimet komuniste.

Kjo situatë ka sjellë mosndëshkueshmërin e krimeve komuniste dhe në vazhdim mosndëshkueshmërinë e krimeve ekonomike dhe politike nëpërmjet korrupsionit dhe  abuzimeve me pushtetitn, ku me qëllim nuk ngrihet shtet i së drejtës dhe nuk krijohen hapësira demokratike. Kjo edhe si shkak i një shoqërie të papërgjegjëshme dhe pandërgjegje që zhytet në këtë kënetë demo(n)kratike në shërbim të së keqes.

Kjo spjegon atë pse shqiptarët dhe shteti, as e kujtojnë dhe as i studiojnë krimet e të kaluarës dhe as nuk kanë ndërmënd të nxjerrin mësim nga e kaluara, pasi duke mos ndëshkuar të kaluarën nuk ndëshkojnë krimin ekonomik-politik sot. Një shoqëri që krimin dhe të keqen e ka kthyer në normalitet, as nuk mund të vejë drejtësi, as mund të zhvillohet.

Shqiptarët do të vazhdojnë të sillen në këtë tallava për sa kohë nuk do të japin shëmbuj ndëshkueshmërie të krimit dhe të keqes.  A mund ta bëjë këtë një shoqëri klanoro-primitive me një strukturë psiko-sociale të nënshtrimit dhe pajtimit me krimin dhe krrupsionin, duke mbjellur krime dhe korrupsion në vazhdim?

Pa vetëdije dhe integritet moral nuk mund të ndëshkohet krimi dhe korrupsioni për të ngritur të ardhëmen.

*Në ditën e përkujtimit të viktimave të regjimeve diktatoriale, drejtësia Amerikane, extradoj nazistin Jakiw Palij në moshën 95 vjeçare në Gjermani për t’u vënë para drejtësisë. Ai ishte i fshehur me identitet falso që nga viti 1946 në New York.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura