Analiza e portalit “Osservatorio italiano”: Doshi i dha fitoren Ramës në Shkodër, kryeministri e përzuri nga PS si një ‘diktator i vogël’

Mar 17, 2015 | 8:09
SHPËRNDAJE

Mund të jetë një histori ironike, por edhe një komedi rues, ku çdo gjë është gjithmonë kaq e shtrembëruar. Në fakt kjo është historia perverse e kujt është në pushtet pa histori dhe pretendon të bëjë filozofi me atë që ka histori edhe të rrënjosur në ADN. Kështu e nis shkrimin e tij “Një mik i Shqipërisë”, botuar në portalin italian të lajmeve, “Osservatorio Italiano”, duke iu referuar asaj që ka shkaktuar tashmë deklarata bombë e deputetit socialist Tom Doshi këtu në Tiranë.

Shkrimi i publikuar ne Osservatorio Italiano

Ndër rreshtat e shkrimit, dallohet qartë një ironi për kryeministrin Edi Rama, ndërsa i kujton këtij të fundit se fitoren Partia Socialiste e ka pikërisht nga Tom Doshi.

“Në daljet triumfatore në publik, ku mburret me fitoren e “Partisë së tij Socialiste” harron se ai që e bëri të mundur këtë fitore ishte pikërisht Tom Doshi, njeriu që kishte vënë në lëvizje mënyrat e duhura për t’i hapur rrugën Ramës të vinte në pushtet duke i dorëzuar atij vota në veri të Shqipërisë, një bastion i demokratëve që nga fillimi i pluralizmit”,- thuhet në shkrim.

Observatori italian ka lindur nga një rrjet kontaktesh dhe korrespondentësh të pranishëm në rajonin e Ballkanit në mënyrë që të krijojë një rrjet informacioni të pavarur. Portali merret me çështjet e punëve aktuale, ekonomi dhe politikë, me një sy të madh në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe Europës Perëndimore e Juglindore, deri në Kaukaz. 

Pjesë nga shkrimi:

Mund të jetë një histori ironike, por edhe një komedi ruse, ku çdo gjë është gjithmonë kaq e shtrembëruar. Në fakt kjo është historia perverse e kujt është në pushtet pa histori dhe pretendon të bëjë filozofi me atë që ka histori edhe të rrënjosur në ADN.

Flasim për ata njerëz që kanë besim në ligj dhe në nder të “besës”, nga ata njerëz që kur betohen, “e gdhendin në gur” premtimin e tyre, duke respektuar angazhimet e saj deri në fund, me koston e të qenit të vetë-shkatërrues, me lidhjen e familjes, vëllezërit dhe miqtë, njerëzit që e bëjnë fjalën, një nënshkrim të pafshishëm.

Nga ana tjetër, shohim fuqinë e njerëzve duke folur përmes Facebook, lëshojnë deklarata si nga “shitësit e tiganëve”, improvizojnë profesionalizmin nëpër mbrëmje klasash të shoqërisë së komunikimit, por lehtë e humbasin durimin edhe para një gazetari që bën pyetje që nuk bien dakord për to.

Dy botë të ndryshme

Imazhi i kësaj klase politike dekadente, përmblidhet në figurën e Edi Ramës, një frikacak pa një të kaluar dhe i njohur në ambiente për të qenë një “bllof i madh”. E gjithë politika e tij është e kufizuar në përdorimin e asaj që duket në media, në rrethin e brendshëm të xhelatëve me një inteligjencë mediokre, që lëshohen në transmetime publike dhe japin leksione duke folur për gjëra që ata nuk kanë fare njohuri me fakte.

E gjitha është shumatore e një aktori të zotë, që kur fitoi zgjedhjet, ftoi në selinë e qeverisë, që e kishte ristrukturuar me ngut “me kredi”, të gjithë ambasadorët për të thënë se arkat e shtetit ishin bosh dhe më pas për të festuar me shampanjë.

Në daljet triumfatore në publik, ku mburret me fitoren e “Partisë së tij Socialiste” harron se ai që e bëri të mundur këtë fitore ishte pikërisht Tom Doshi, njeriu që kishte vënë në lëvizje mënyrat e duhura për t’i hapur rrugën Ramës të vinte në pushtet duke i dorëzuar atij vota në veri të Shqipërisë, një bastion i demokratëve që nga fillimi i pluralizmit.

Por në gala preferon të shoqërohet me ambasadorin e SHBA Aleksandër Arvizu, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Europian Ettore Sequi, që e mbështetën atë gjatë fushatës zgjedhore.

Takimi i Doshit në Washington me Eliot Engel

Para së gjithash nuk duam të flasim për këtë “burrë të vogël”, por për mbrojtjen e institucioneve shtetërore që janë dhunuar dhe varfëruar, që janë bërë “mish” për lobet, nën sytë e Komunitetit Europian. Do ta bëjmë këtë nëpërmjet historisë së Tom Doshit, absurditeti i të cilit është sot i aftë të përmbysë qeverinë dhe të kompromentojë të gjithë falsitetin e montuar nga binomi Rama-Meta e  ndërtuar me eksponentë të Komunitetin Ndërkombëtar për ta vënë Shqipërinë nën kontrollin e tyre.

Para së gjithash le të themi se figura e Tom Doshit është shumë e rëndësishme për të kuptuar ngjarjet e fundit të politikës shqiptare, por mbi të gjitha si Edi Rama u ngjit në pushtet.

I parë nga votuesit si një shërbëtor i bindur, Tom Doshi ka një të kaluar të lidhur ngushtë me tranzicionin e Shqipërisë. Familja e tij ishte nga më të goditurat e regjimit komunist me 5 familjarë të ekzekutuar. Nga fisi i tij rrjedh edhe Prek Cali, një patriot i madh, prifti Don Marku, i vdekur në burgjet komuniste, i famshmi af françeskan Zef Pllumbi, që kaloi 26 vjet në burg dhe doli nga aty vetëm në vitin 1989. U shua në vitin 2007 në spitalin Gemelli të Romës dhe vdekja e tij u kalua me shërbime shtetërore. Tom Doshi flet pak, por komuniteti katolik në veri të Shqipërisë e di se kush është ai që njeh fjalën e dhënë si “besa” dhe ndikimin që ka në elektorat. Falë tij qyteti i Shkodrës iu dorëzua Partisë Socialiste, megjithëse historikisht kishte votuar djathtas, njëlloj si Emilia në Itali që voton të majtën.

Nga miqësia tek akuzat për paranojë: Rënia e stilit të Ramës

Të ecim me rradhë duke u përpjekur të ndërtojmë ngjarjet e fundit që kanë parë të përballen dy botë të ndryshme dhe të afruara për shkak të interesave të momentit dhe “të mirës së Shqipërisë” dhe të ndarë nga një “tradhti e lartë” e papritur.

5 muaj më parë deputeti socialist Tom Doshi merr vesh që se ka qenë në shënjestër të një vrasësi me pagesë. Për këtë ai informoi mikun e tij Edi Rama që i premton impenjim maksimal të institucioneve, por në të vërtetë e largon menjëherë duke i thënë se nuk gjeti prova dhe gjithçka ra në heshtje. Ai ndërpreu lidhjet me Doshin i cili për 4 muaj nuk mori më vesh asgjë për çështjen.

Doshi nga ana e tij i çoi më tej hetimet e tij dhe që e bindën se dyshimet ishin të bazuara. Për t’ja konfirmuar ishte vetë vrasësi që i tregon edhe emrin atij që e kishte dërguar. Rama nuk e besonte më versionin e tij dhe e largoi madje edhe nga partia, si një “diktator i vogël”. Një vendim impulsiv dhe i nxituar që u mbështet menjëherë nga ambasada amerikane dhe BE që “përshëndetën dekriminalizmin e parlamentit”. Duhet sqaruar se Doshi nuk u përjashtua nga Parlamenti, por vetëm nga grupi parlamentar.

Gjithsesi Rama në pak orë mori mbështetje ndërkombëtare i bindur se do ta mbronte nga tërmeti që po vinte. Në të kundërt Tom Doshi nuk trembet shumë. Ai i kujton ambasadës amerikanë se ai nuk është një kriminel, e thjeshtë sepse ndaj tij nuk ka pasur asnjëherë ndonjë akuzë penale.

Menjëherë më pas erdhi publikimi i videos së vrasësit të dyshuar që thoshte se ai paguhej nga Ilir Meta. Në këtë pikë doli në dritë Partia Demokratike që ka kërkuar mocion mosbesimi për Metën ndërsa Sali Berisha i kishte dhënë një mbështetje të heshtur Doshit. Një ditë më pas Berisha kërkoi në Parlament dorëheqjen e Ramës dhe Metës. Meta nuk e mban dot qetësinë dhe pas lumit të fjalëve të Berishës bën edhe ai akuzat e tij. “Jepini ilaçet doktorit”- tha ai për të rënë më pas në fraza të viteve “97-“98, të viteve të piramidave dhe vrasjes së Azem Hajdarit. Meta del nga vetja dhe madje bëhet pak qesharak. Ai nuk arrin të kuptojë përse Berisha mbron Tom Doshin që e kishte akuzuar publikisht vite më parë. Salla e Parlamentit bëhet arena e Titanëve. Berisha mban të rrethuar foltoren ndërsa Rama i bën foto nga pas për t’i publikuar në Facebook.

Përballja në TV, elemente të reja, Rama kontradiktor

Spektakli vijoi edhe në darkë kur në Top Channel u transmetua intervista e Tom Doshit nga Sokol Balla, ndërsa në Tv Klan, Blendi Fevziu mikpriste Edi Ramën. E gjithë Shqipëria pret fjalët e Doshit që prishin qetësinë në një situatë surreale. I vetmi që mundohej të kuptonte çfarë po ndodhte ishte gazetari Artan Hoxha, i njëjti që duket se kishte informuar Doshin për planin e eliminimit.

Intervista e Doshit është diçka surreale sepse është një njeri që flet pak dhe e sheh në sy bashkëbiseduesin. Tjetër gjë ajo që bën Rama në krahun tjetër. Nuk u përgjigjet pyetjeve, ngatërron temat dhe hidhet te shifrat e statistikave që ka sjellë me vete. Dhe sigurisht gjestikulacioni është totalisht ndryshe.

Në një farë mënyre, fjalët e Doshit zbulojnë detaje interesante. Ai tregoi se e kishte regjistruar bisedën në bashkëpunim me “vrasësin” që e dinte që po regjistrohej dhe tashmë ishte në garancinë e tij. Doshi i bleu edhe një makinë të blinduar dhe e ka ndihmuar të dërgojë familjen e tij jashtë Shqipërisë. Ai flet edhe për një tjetër dëshmitar, për motorë me dinamit, etj…

Konkluzionet tona

Nga ana jonë, para të gjithë kësaj historie, kaq komplekse sa të thjeshtë dhe të qartë, ne nuk synojmë të mbajmë një qëndrim, sepse do të jetë hetimi dhe prokuroria që do të sqarojë faktet. Megjithatë ne duam të theksojmë si rasti i Tom Doshi ka zbuluar një të vërtetë të madhe, të një klase politike që doli nga spekulimet e kryera pas rënies së regjimit komunist, pasuruar me vjedhjen e pasurive publike dhe amortizimit, duke mbajtur ideologjinë e ngacmimit dhe hakmarrjes.

Ata i bënë institucionet shtetërore një mjet për të fituar para…duke emëruar si zyrtarë dhe ministra, nënat dhe baballarë të panjohur, pa kulturë dhe pa histori.

Dhe kështu, edhe në qoftë se rasti i Doshit do të jetë një montim, mbetet fakti se para një kërkese të ligjshme nga një anëtar i Parlamentit që të ketë mbrojtjen e shtetit, institucionet kanë vepruar me indiferencë dhe cektësi, që vijnë për të gënjyer për të mbuluar interesat e ulëta të tyre.

Edhe më keq ishte qëndrimi i diplomacisë evropiane, e cila ka lëshuar deklarata pa ndonjë verifikim, e që përcakton injorancën e thellë të diplomatëve, pagat e të cilëve janë ende të paguara nga taksapaguesit evropianë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura