Analiza/ Agron Gjekmarkaj: Një shënim anash Kuvendit të PD. Pse mbështes profesor Markun për një PD të madhe dhe tronditja e ‘besnikëve’ të Bashës

Jul 18, 2021 | 20:02
SHPËRNDAJE

AGRON GJEKMARKAJ

BASHA-MARKU-MARKU-GJEKMARKAJ

Dje PD zhvilloi Kongresin e saj ! Shumë  informacione u dhanë mbi inxhinjerinë elektorale që ndryshoi verdiktin popullor të 25 Prillit!! Por ngjarja kryesore e atij tubimi ishte fjalimi i Profesor Mark Markut si një krusem e dalë nga shpirti dhe vetdija intelektuale për gjendjen e demokracisë në Shqiperi, për natyren e partive politike e mbi të gjitha për gjendjen e PD dhe nevojat e saj për tu bërë një parti që pranon ndryshimin për të ndryshuar vëndin , për tu bërë e parë , e madhe, fituese!

Personalisht e mbeshtes pa i hequr një presje gjithe asaj që Marku tha si një nevojë për të qënë të vertete, reagues, me ide që çojnë në rrezimin e regjimit të Edi Rames !  Lulzim Bashen e kemi mbeshtetur në procesin elektoral të 13 Qershorit të bindur që ishte kantidatura më e mirë dhe me prezencen e tij nuk lejon që PD të shkojë drejt kaosit por edhe me pritshmeri të medha për rithemelim, rindertim pa shkuar në gjykate por si mendesi, forme të bërit politike!

Ligjerata e tij dje  nuk e kishte permasen e reflektimit që pritej as vizionin per rritjen e PD ! Ndersa Mark Marku me atë që tha duket sikur “koha politike” se paku për një çast u rikthye ! Në rrjete sociale u bë ngjarje, kudo u mirprit , kudo i fol per të duke shkaktuar zgjim në shoqeri dhe tek demokratet shume më teper ! Basha duhet ta lexojë kë fakt në të mirë të tij dhe të PD për të realizuar endrren e perbashket që nuk u fik nga masakra e 25 Prillit !!

Mark Marku nuk kerkoi asgjë per vete duke leshuar ne mes të salles një të vertete të madhe që vuri në veshtersi  disa gra e burra që shikonin celularet për tu distancuar nga ai ” tmerr” që po degjonin për ti bërë “isharete” besnikerie Bashes a thua se vertete  ai paskesh nevoje për të! Basha pati kurajon ta degjonte me respekt dhe me etike ta duartrokisye fjalimin e Markut ! Diferencë e madhe mes gjuhes së drunjtë  e shpesh servile të shumë fjalim bëresve që nuk krijuan asnjë lajm me gjuhen e kolegut i cili perkufizoi dramen e PD te shkruar vit pas viti ! Shumë veta folen duke nënkuptuar që na lini rehat , ç’keni me ne, mirë jemi, s’kemi ndonjë faj, të ruajme ofiqet e opozites qef o qef o qerrata, të rrimë aty, të kalojmë jetën aty, të hymë të rinj e të dalim pleq, të ulim

koken kur thuhen të vertetat që trazojnë pellgun ! Sa beteje e vogel kjo për një post nën kryetari, sekretari, kryetar komisioni  , një tjeter mandati neser,perballë betejes së madhe që shqiptaret dhe demokratet presin nga opozita !! Ata vertete mund të jenë “besniket” e Bashes që e ndajnë nga masa e madhe e njerzve që e shohin si simbol të ndryshimit që i thonë “si keshtu Marku?” , ” po ky Agroni?” mbase edhe njerëz të mirë por që trasformohen për karrieren e tyre të vogel ! E çfarë kerkoi Mark Marku dje? E thjeshte!

Një PD demokratike dhe jo ndermarrje private, të madhe e fituese me Lulzim Bashen Kryeminister dhe jo një tjeter kongres ku të flitet pë masakren elektorale ! Kaq dua edhe unë duke marrë në shkembim shikime të turbullta e të frikura dhe nofken e “mosmirnjohesit ” ! E kam dashur gjithmonë idenë e PD më shumë se PD-në vetë ! E dua ënde me iluzionin se ideja do bëhet PD ! Do të perpiqem për këtë edhe nese suksesi i saj nuk triumfon.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/