Analisti Bushati bën deklaratën e fortë: Basha e shiti dosjen e “Dakos”

Dec 15, 2017 | 11:12
SHPËRNDAJE

Analisti Andi Bushati gjate debatit mbreme në emisionin “Të Paekspozuarit” beri nje deklarate te forte, teksa tha se Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha e ka shitur dosjen që paralajmëroi për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.

bushati balla

“Keni dy muaj që thoni dosje, dosje, dosje, por nuk e nxirrni. Basha e ka shitur dosjen e Vangjush Dakos tek Rama.” – u shpreh Bushati.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit socialist Taulant Balla, i cili mohoi hetimet ndaj Vangjush Dakos.

“Nuk ka dosje dhe as hetim ndaj Vangjush Dakos.” – u shpreh Balla.

Burimet thonë për Tpz.al se dosja për Dakon përfshin disa përgjime ambientale si dhe vëzhgime të disa eksponentëve të rrezikshëm kriminal që kanë kontakte me kryebashkiakun e Durrësit./TPZ.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura