Amnistia fiskale/ Sejko: Duhet studiuar mirë! Do ndihmonte në formalizimin e ekonomisë, të shmanget pastrimi i parave të pista

Oct 5, 2022 | 16:23
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko e konsideron një nismë positive për ekonominë, amnistinë fiskale.

sejko

Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se kjo nismë do të ndihmonte në formalizimin e ekonomisë si dhe do të ndihmonte në mbushjen e buxhetit të shtetit.

Por, theksoi Sejko, amnistia fiskale duhet studiuar mirë pasi një nga kostot më të mëdha do të jetë pastrimi i parave të pista. Ai u shpreh se duhen ngritur mekanizma për të shmangur pastrimin e parave të pista.

Sejko: Amnistia fiskale me sa kam informacion, drafti po rishikohet. Ministrja e Financave e konfirmoi. Kemi pasur një draft përpara disa kohësh. I kemi dhënë opinionet tona. Opinioni i Bankës së Shqipërisë është thënë edhe përpara Kuvendit. E shohim në funksion të formalizimit të ekonomisë. Rritjen e përfshirjes financiare.

Ne kemi edhe një nga objektivat tona, reduktimi financiar. Amnistia fiskale do kishte impakt pozitiv. Do ndihmonte buxhetin e shtetit për të plotësuar nevojat e saj. Kostot e amnistisë fiskale, problem do të jetë pastrimi i parave të pista.

Sigurisht që kemi theksuar se amnistia fiskale duhet bërë e studiuar, që të jetë një instrument për përmirësimin fiskal. Për të shtuar të ardhurat dhe për të shmangur evazionin fiskal. Nëse amnistia fiskale do të funksionojë, do të ketë një mesazh se pas saj, nuk mund të ketë më evasion fiskal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura