Amnistia fiskale/ Ministrja Denaj: Do nisim “vitin zero” që të çlirojmë vendin nga një plagë ekonomike. Gati të luftojmë ekonominë informale

Mar 4, 2020 | 21:36
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, duke folur për amnistinë fiskale, një nismë e lancuar nga qeveria, deklaroi se ky projekt-ligj ka si synim që të lërë pas një plagë të madhe për shoqërinë shqiptare, mënjanimin e ekonomisë informale.

E ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, Anila Denaj theksoi se shteti do të marrë një rol rregullator të ekonomisë me ligje që janë të njëllojta si në vendet e BE-së.

anila-denaj

Në fakt janë 7 lagje nga 2006 deri 2017 qe janë hedhur për biznesin që janë konsideruar si amnisti, por s’kanë qenë amnisti. Vetëm më 2011 ka pasur një përpjekje për të bërë amnisti dhe ka dështuar.

Kjo amnisti nuk u bë, sepse nuk u shoqërua me amnisti penale. Kryeministri tha se do jetë një ligj jo i thjeshtë, por preku edhe nene të caktuara në Kodin Penal. Pra, e kemi rregulluar brenda ligjeve. Lidhet me objektiv për të nisur një vit zero për të lënë pas një plagë të madhe.  

Më herët kanë synuar informalitetin, por jo evazionin.  Flasim për vit zero që të clirojmë Shqipërinë nga një plagë ekonomike dhe sociale. Ne flasim për një ndryshim të rëndësishëm dhe për të bërë ligje sikundër në BE.

Ne mendojmë se brenda shtatorit jemi gati që administrata jonë të bëjë shmë për këtë ligj. Ne do të luftojmë pastrimin e paraveKa elementë të administratës që nuk janë gati, por ne do të fillojmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Unë nuk mund të them se që nesër mund të bëjmë një kontroll të imtësishëm, por do të bëjmë të pamundurën në vazhdim për të luftuar informalitetin”, deklaroi Denaj.

/Balkan Web/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura