Amerikanët urrejnë trump-in, por duan Melanian

Dec 20, 2017 | 15:35
SHPËRNDAJE

Askush nuk do ta kishte besuar që diçka e tillë mund të ndodhte, por Melania, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, gruaja e Presidentit Donald Trump, ndryshe nga i shoqi, po fiton zemrat e amerikanëve.1510157192176

Ndërsa i shoqi është në minimumin e popullaritetit, më i ulëti që është regjistruar ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, ish-modelja sllovene ka arritur në shifrën 54% , sipas të dhënave që ka nxjerrë një studim i institutit të statistikave “Gallup”.

Me fjalë të tjera, më shumë se gjysma e amerikanëve kanë mendim të mirë për Melania Trump dhe mendim të keq për burrin e saj, Presidentin e Amerikës, Donald Trump.

Përtej çdo parashikimi, Melania elegante, edhe pse nuk ka aftësitë komunikuese të Michelle Obama-s, gruas së cilës “ia zuri vendin”, vazhdon rrugën e saj drejt zemrave të banorëve të vendit të saj. Trendi vijon të jetë në rritje.

Kohë më parë, Melania i ndante amerikanët në tri grupe: 37% ishin në favor të saj, 37% ishin kundër saj dhe pjesa tjetër, prej 26%, ishin të pavendosur. Sot situata është përmirësuar shumë.

Megjithatë, vlen edhe ajo që shpjegojnë mediat amerikane se, në përgjithë- si, gratë e presidentëve pëlqehen më shumë se ata vetë sepse kanë role përfaqësuese të lidhura më shumë me ceremonitë sesa me politikën.

Për rrjedhojë, figura e tyre ka më pak mundësi që të përflitet. Tashmë, meqenëse ky është lajm i orëve të fundit, mbetet vetëm për të parë se si do të reagojë Donald ndaj këtyre shifrave të papritura. Në fakt, sipas “Gallup”, Trump, pas asnjë lloj dyshimi, është Presidenti më i papëlqyer në historinë e Amerikës dhe ky është vetëm viti i tij i parë i mandatit.

Ndërsa shifrat e Melanias rriten, në çdo rast, janë ende larg atyre të Michelle Obama-s, Laura Bush-it dhe Hillary Clinton-it.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura