Ambasadori shqiptar u grabit në Bari, autorët qëlluan me grusht të shoqen

Mar 26, 2015 | 17:00
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Shqipërisë në Portugali, Edmond Trako, ka rënë pre e një grabitje me dhunë më 5 tetor të vitit të shkuar në hyrje të qytetit të Barit, raportojnë mediat italiane.

Mbi ngjarjen është lëshuar urdhër-arresti për një 45-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Scipione Loconsole nga Bari. 

Edmond Trako
Lajmi në mediat italiane

Trakobashkë me gruan e tij, janë grabitur ndërsa ndodheshin në bordin e makinës së tyre, që po udhëtonte për në portin e Barit, ku do të hipnin në një traget për të ardhur në Shqipëri, raporton media italiane.

Në hyrje të portit detar, një nga dy grabitësit ka hapur derën e pasagjerit, ka goditur gruan e diplomatit me një grusht në gjoks, para se t’i merrte gjerdanin.

Hetimet janë fokusuar që në fillim në disa banorë të Barit, të dyshuar si persona që grabisnin turistë dhe udhëtarë, kryesisht shtetas të huaj, rreth portit.

Në zbulimin e autorësisë së krimit, policisë italiane i kanë ardhur në ndihmë edhe shenjat e gishtërinjve të lëna në automjetin e ambasadorit shqiptar.

Më 19 shkurt, diplomati dhe gruaja e tij kanë identifikuar përmes fotografive, njërin prej autorëve. Loconsole është arrestuar që nga 19 tetori, sepse është përgjegjës për një vjedhje të kryer në një shtëpi në Barletta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura