Ambasadori rus në Tiranë: Ja kush e krijoi “Panama Papers”

Apr 12, 2016 | 10:19
SHPËRNDAJE

Ambasadori rus në Tiranë Alexander Karpushin, në një intervistë të dhënë për gazetaren Rudina Xhunga, tha se e gjithë historia e “Panama Papers” ishte një trillim i Sorros dhe USAID me qëllim për të dobësuar rolin e presidentit Vladimir Putin.

“Në të vërtetë në asnjë dokument nuk përmendet emri i Presidentit rus. Nuk ka asnjë fakt konkret për përfshirjen e tij në kompanitë offshore dhe as për familjarët e tij.

auto_rusia1460442378

Përmenden vetëm disa spekulime të gazetarëve, insinuata, janë spekulime të ashpra, të pastra që shoqërohen me fjalët, ndoshta, ka mundësi, etj. Sipas informacionit të besueshëm që disponojmë, mund të themi që është një rrjedhje e qëllimshme, e cila me shumë gjasa është një operacion i shërbimeve sekret sepse ky operacion u financua nga Uashingtoni. Këtë e dimë shumë mirë.

Ky informacion është vërtetuar edhe nga Wikileaks dhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan, që konfirmojnë që e gjitha kjo u financua përmes Fondacionit Soros dhe Agjencisë Amerikane të Zhvillimit, USAID.

Ne e kemi të qartë se synimi i organizatorëve të  kësaj rrjedhjeje ka qenë pikërisht Presidenti Putin, sepse të gjitha publikimet shoqëroheshin nga fotografitë e tij, ku e theksoj se emri i tij nuk përmendej në asnjë dokument dhe përreth tij, fotot e pjesëtarëve të tjerë të këtij skandali.

Si rezultat, efekti i këtij operacioni është shumë i dobët sepse qëllimi i tij ishte destabilizimi i situatës së brendshme në Rusi. Jam i sigurt që pas publikimit të këtyre materialeve popullariteti i Putinit do të rritet në Rusi akoma më shumë. Siç thotë fjala e urtë, “U mbars mali dhe polli një mi” – thotë Karpushin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura