Ambasada e SHBA-ve shpërndan foton e veçantë, Yuri Kim shfaqet në krah të 5 ish-ambasadorëve që kanë lenë shenjë në tranzicionin shqiptar

May 3, 2022 | 13:11
SHPËRNDAJE

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një foto të ambasadores aktuale Yuri Kim, duke konsumuar një kafe me 5 ish-ambasadorë të cilët kanë punuar në vendin tonë në periudha të ndryshme të tranzicionit.

yuri kim

Në foto shihen ish-ambasadorët Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu dhe ambasadorja aktuale Yuri Kim.

Në mbishkrimin e fotos të shkrepur në New York, amabsada vlerëson secilin prej ambasadorëve dhe thekson se lidhja shumë e veçantë mes popullit shqiptar dhe atij amerikan është e përbashkëta e njerëzve në foto.

Postimi i plotë:

Një takim i mrekullueshëm në Uashington me ish Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri – Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu. Secili prej nesh ka patur përvoja të ndryshme përgjatë 31 vjetëve që prej kohës kur populli shqiptar u çlirua nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por një gjë e kemi të përbashkët: besimin se lidhja midis popullit amerikan dhe shqiptar është vërtet e veçantë, admirim për sa shumë shqiptarët kanë arritur pavarësisht mundësive dhe optimizëm të vazhdueshëm për të ardhmen.    !” Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura