Alketa poston foton me të dashurën e Ronaldos pas festivalit, ja komenti që merr nga Georgina

Feb 10, 2020 | 10:35
SHPËRNDAJE

alketa

Moderatorja Alketa Vejsiu dhe partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Gio janë bërë shoqe në rrjetet sociale pasi ishin prezantuese të edicionit të këtij viti të festivalit Sanremo në Itali.

Alketa ka postuar foton me Georgina në Instagram me një dedikim dhe ka marrë përgjigjen e bukuroshes brune, e cila thotë se ka qenë një kënaqësi për të njohja me prezantuesen shqiptare.

 

“Me të mrekullueshmen Georginën ndamë skenën bashkë. Një bjonde, një brune, të dyja jo italiane, por e duam Italinë! Edhe Italia na deshi”, shkruan Alketa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura