Albin Kurti refuzon sërish, nuk shkon në takim me Thaçin. Dekreti dërgohet me letër në Vetëvendosje

Jan 20, 2020 | 12:17
SHPËRNDAJE

Albin Kurti ka refuzuar që t’i shkojë në zyrë presidentit të vendit, Hashim Thaçit për ta marrë dekretin pas propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë, raporton Express.thaci kurti

Rrjedhimisht, merret vesh se Kurti pritet të mos shkojë për të marrë dekretin, derisa, tashmë presidenca tashmë e ka përcjellë të njejtën në zyrën e LV-së.

Dekreti i presidentit përcillet sot në zyrën e kreu të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që zyrtarisht njoftohet për emrin e propozuar.

I mbetet pastaj kryesisë që të thërrasë mbledhjen e Kuvendit në afat prej 15 ditës.

Në anën tjetër, Televizioni T7 raporton nga vendi i ngjarjes se mediat nuk po lejohen që të hyjnë në presidencë, në vendin ku ishte paraparë të mbahej takimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura