Albana dhe Mimi duhen më shumë nga ç’mendohej

May 17, 2015 | 14:03
SHPËRNDAJE


Ku ka gra, ka paqe! Kjo është pak, por e sigurt, sepse kur kjo ndodh mes deputeteve të kampeve opozitare, pa dyshim që mund ta hasim kudo. Njëra nga deputetet më të serta të Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është fotografuar nga paparazzi ynë këtë të enjte në oborrin e Parlamentit, teksa puthte dhe përqafonte me shumë përzemërsi ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ndërkohë kjo e dyta nuk shquhet për ndonjë gjuhë të ashpër. Në përgjithësi zonja Kodheli është një njeri i moderuar dhe normalisht edhe të qenët në pushtet të bën të ndihesh më qetë.
Gjithsesi, duket se aleanca që kanë bërë gratë në Parlament, pavarësisht partive, nuk qenka diçka e stisur, sa për sy e faqe, pasi këto zonja të nderuara me të vërtetë shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën. Ah sikur kjo të ndodhte edhe mes burrave opozitarë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura