Pako me eksploziv qendrës së internetit tek “Brryli”. Pronari denoncoi për kanosje para 2 javësh. Policia: Hetohen konfliktet në Holandë (FOTO)

Mar 6, 2015 | 11:02
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas zbulimit të pakos me eksploziv në qepenin e një qendre interneti në zonën e “Brrylit”, pranë maternitetit të ri, në Tiranë, policia po heton konfliktet e mundshme të pronarit të këtij biznesi, identifikuar si shtetasi Afrim Doma, gjatë kohës së qëndrimit në Holandë.  Në orën 11:00 të së premtes, forcat xheniere kanë bërë edhe çaktivizimin e pakos me eksploziv. 

Kallëpi i tritolit tek qepeni i dyqanit

 

Kallëpi i tritolit tek qepeni i dyqanit

Sipas të dhënave të para, policia ka bërë shoqërimin e të vellait të pronarit, pasi vetë pronari nuk ndodhet në Shqipëri. Ndërkohë, mësohet se ai ndodhet në Itali.

Hetimet e para tregojnë se vetëm dy javë më parë pronari i këtij biznesi ka bërë kallëzim në polici për kanosje.

Pakoja e dyshimtë është gjetur pranë qepenit të një dyqani kompjuterash, në katin e parë të një pallati të banuar, në kryeqytet. 

Forcat e policisë dhe ato xheniere kanë rrethuar zonën dhe pasi kanë bërë verifikimin që ishte lëndë shpërthyese, e llojit tritol, kanë bërë edhe çaktivizimin e sasisë plasëse.

Mësohet se pakoja është pikasur nga kalimtarë të rastit.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura