Akuzohet për ‘shkatërrim prone’ prokuroria: Gjobë 1 mln lekë për deputetin Veliaj

Nov 11, 2015 | 8:26
SHPËRNDAJE

Prokuroria kërkon ndëshkimin me gjobë 10 milionë lekë (të vjetra) për deputetin e PD-së, Astrit Veliaj, në akuzë për “shkatërrim prone”.

Vetë deputeti në sallën e gjyqit kërkoi pafajësi, kurse prokuroria pretendon se dëmi që deputeti demokrat i ka shkaktuar shtetit është 5 milionë lekë.  

Pas pretencës së akuzës, trupi gjykues i Gjykatës së Lartë ka deklaruar se do të shprehet me vendim në datën 20 nëntor.

Deputeti demokrat Astrit Veliaj u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme në shtator të vitit të kaluar pas dy kallëzimeve penale të kryera për ndërtimin pa leje të universitetit nën pronësinë e kompanisë së tij UFO sh.p.k në qytetin e Fierit.

Deputeti-i-PD-Astrit-Veliaj,-duke-hyre-gjate-seances-se-pare-te-legjislatures-se-VIII-te-kuvendit-te-Shqiperise

Sipas Prokurorisë, një qytetare nga Fieri denoncoi fillimisht këtë subjekt tregtar për ndërtim të paligjshme në pronën e saj të një ndërtese 4 dhe 6 kate me një sipërfaqe prej 11 mijë metrash katrore. 

Bashkia e Fierit ka konfirmuar se nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtim në këtë zonë. Prokuroria zbuloi më vonë se ndërtesa pa leje ka zënë edhe një hapësirë, e cila gjendej në inventarin e pronave të paluajtëshme të Ministrisë së Brendshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura