Akuza e Hoxhës: Si dhëndri i myftiut shfrytëzoi seksualisht nxënëset e Medresesë

Oct 16, 2018 | 18:44
SHPËRNDAJE

Teologu Emin Behrami, i cili ishte larguar në vitin 2010 nga Bashkësia Islame e Kosovës që udhëhiqej nga Naim Tërnava, në një intervistë për Frontal në T7, ka folur për një skandal seksual në Medresenë ‘Alaudin’.

medresejaa_1539703968-2561745

Behrami ka thënë se fillimisht kishte qenë myftiu Naim Tërnava i cili kishte akuzuar të gjithë profesorët për sjellje të pa hijshme ndaj nxënësve të kësaj medreseje.

Por ai thotë se duke qenë i sigurt se ishte i pastër në këtë aspekt, kishte vendosur që kësaj pune t’i shkonte deri në fund.

Ai ka thënë se në këtë skandal janë të përfshirë dhëndri i myftiut Naim Tërnava, Bahri Simnica, dhe Shemsi Rrahimi i cili ishte edhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame.

Ai thotë se kur i ka parë këto akuza myftiu Tërnava, është shokuar.

Mbi 60 faqe prova te pa kontestuara, se si Shemsi Rrahimi dhe kryetar në Këshillin e Bashkësisë dhe dhëndrri i Naim Tërnavës, Bahri Simnicia ish drejtor i Medreses janë përfshirë në këtë skandal. Gati sa nuk e lanë mend Myftiun Ternava. Deklarata nga vetë nxënsit, se në çfarë mënyrë të pistë i kanë shfrytëzuar përsonat në fjalë. Ato janë të turpshme që kryehshin brenda medresesë. Dhe Myftiu dëshirontë që kjo akuzë të mbetej e përgjithësuar, por unë i shkova deri në fund”, ka thënë Behrami në T7.

Ai ndër të tjera ka shpjeguar edhe për mënyrën se si ishte larguar nga BIK-u.

“Unë kisha përgatitjen e mjaftueshme profesionale, që të mos i nënshtrohem asnjë llojë presioni që do ta dëmtonte interesin e nxënësit e të BIK-ut. Jam nënshtruar llojeve të ndryshme të ndjekjeve , deri në vitin 2010 kur përfundimisht pa procedur ligjore, brenda tri dite, jam larguar definitivisht pa arsyetim ligjor. Ishte akuza publike e muftiut Naim Ternava i cili e drejtonte gjuhe në drejtim të profesorëve të medreses, me fjalë: Jeni të poshtë të pafytyrë, këtë e përsëriste kudo që shkonte. Mua smë ka munguar asnjëherë guximi qytetar. Unë i kam thënë se do të ishte mirë të fliste se ku i mbështet këto akuza. Ai thoshte se e kam vajzën në medrese, se i keni ngacmuar seksualisht nxënësit. Madje e bëntë këtë akuzë edhe në praninë e punëtorëve. Nuk është e logjikshme as fetarisht e as ligjërisht, që të dalësh publikisht deklarata të përgjithësuara, duke e futur gjithë grupin e arsimtarëve në një thes”, ka shtuar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura