Aktorja e njohur në zi, ndërron jetë i ati: Do të të dua deri në fund të jetës baba

Nov 14, 2022 | 19:35
SHPËRNDAJE

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur amerikan, John Aniston, babai i aktores Jennifer Aniston.

jenniferaniston

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar vetë aktorja përmes postimeve në rrjete sociale. Jennifer Aniston ka publikuar disa foto me babain e saj, teksa i dedikuar dhe një mesazh prekës.

“Baba i dashur, John Anthony Aniston. Ti ishe një ndër njerëzit më të mirë që kam njohur. Jam e lumtur që udhëtove drejt parajsës në paqe, pa vuajtje. Madje në orën 11:11. Ky numër tashmë do të ketë një kuptim të madh për mua. Do të të dua përgjithmonë. Mos harro të na vizitosh” – shkruan Jennifer Aniston.

Deri më tani, nuk është zbuluar ende shkaku i vdekjes. NY post kontaktoi me aktoren Aniston, por nuk pranoi që të jepte më shumë informacion.

I lindur më 24 korrik 1933 në Kretë, Greqi, John Aniston është ndoshta më i njohur për rolin e tij të Victor Kiriakis në telenovelën hit “Days of Our Lives”. Duke u shfaqur për herë të parë në këtë telenovelë në vitin 1970, ai do të vazhdonte për më shumë se tre dekada deri në vitin 2022 – një periudhë e rrëfyer që i dha atij një çmim Emmy.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura