Aktori i Teatrit Kombëtar: Po zbatohet e njëjta formulë si me stadiumin “Qemal Stafa”

Feb 17, 2018 | 19:54
SHPËRNDAJE

I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, aktori dhe pedagogu i Akademisë së Arteve, Genc Fuga deklaroi se ka informacion që “për godinën e TK-së do të adaptohet e njëjta strategji si për stadiumin Qemal Stafa. Me skemën e PPP-së, do të kemi një kullë me Teatër”.

genc-fuga

Ndërsa aktori i njohur Elidon Fino, i pranishëm gjithashtu në emision, shprehu se ka një mosbesim të madh nga komuniteti i artistëve ndaj Qeverisë por “ne nuk duhet të kemi prioritet mosbesimin. Për sa kohë  Kryeministri ka deklaruar se aty do të rindërtohet vetëm dhe eksluzivisht Teatri i ri Kombëtar, ne duhet të investohemi ta besojmë këtë deklaratë”  tha ai, duke shtuar se “rindërtimi i godinës është i domosdoshëm”.

Ndërtimi eventual i Teatrit të ri  me skemën e PPP-së shkon në  rrjedhën  e idesë se  kontestuar nga artistët për ndërtuar teatër nën grataçielë në rastin me të mirë. Komuniteti i artistëve vijon të kërkojë siguri se në vend të teartit të vjetër do të ngrihet i riu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura