Aktori i njohur Mehdi Malkaj në protestën para bashkisë: Të ngrihemi të gjithë djem dhe pleq! Fshati digjet, kurse…

Apr 26, 2024 | 11:37
SHPËRNDAJE

“Dua të më bëni një nder të vogël, të lëshojmë një klithmë ‘Rroftë Teatri’. Ju falënderoj shumë, arkitektin italian që ka bërë këtë Tiranën e bukur që e shpartalloi ky krimineli. Ai tha se Tirana është e bukur sepse ka mal, më gjeni ku është mali.

Mua më pëlqejnë shprehet popullore. Fjala vjen ‘Fshati digjet k*urva krihet’. Se kush është k*urva e gjeni juve. Zonja dhe zotërinj, teatri është temp, futen të gjithë pa dallim feje, krahine ideje. Kjo është e keqja e teatrit se është një pasqyrë ku shikojnë vetën. Edhe këta udhëheqësit kanë parë veten se çfarë ndyrësirash janë dhe vendosën ta heqin se na bën hatanë.

Unë jam protestues i vogël dhe u bëj thirrje protestuesve të ngrihemi mos të rrimë barkas. Po ndjejmë barkas kemi kurrizin zbuluar dhe na shkel më këmbë qelbësira. Myslimanë e të krishterë, jemi keq. Të ngrihemi të gjithë djem e pleq”, tha Malkaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura