Aktivistja Greta Thunberg i shpall “luftë” Donald Trump, e ironizon hapur në ‘Twitter’

Dec 12, 2019 | 18:57
SHPËRNDAJE

Lufta në ‘Twitter’ e Presidentit Donald Trump dhe Greta Thunberg vazhdon.

Një ditë pasi revista “Time” e zgjodhi Thunberg personin e vitit , të cilin Trump  e quajti “qesharake” dhe e këshilloi 16-vjeçaren, që të “punojë për problemin e saj të Menaxhimit të Zemërimit”.

trumpgreta

Përveç punës që duhet të bënte me “Menaxhimin e Zemërimit”, Trump sugjeroi Thunberg të shkonte të shihte “një film të mirë të modës së vjetër me një mik”, sepse duket shumë e ftohtë.

Në përgjigje të Presidenti Trump, 16-vjeçarja aktiviste suedeze e klimës ndryshoi bio-n në Twitter dhe tani shkruan: “Një adoleshente që punon për problemin e saj të menaxhimit të zemërimit. Aktualisht e ftohtë, duke parë një film të mirë të modës së vjetër me një mik. “

greta1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura