“Akt i programuar shkombëtarizues”- Meta shpërndan analizën e themeluesit të PS: Shembja e Teatrit jo vetëm akt cubash, por….

May 19, 2020 | 13:23
SHPËRNDAJE

presidenti metaKreu i Shtetit, Ilir Meta ka komentuar sot analizën e themeluesit të Partisë Socialiste, Profesorit të Ekonomisë Sherif Bundo, të publikuar sot ekskluzivisht në Gazetën Panorama.

Presidenti, Meta shkruan në mesazhin e tij se ndan të njëjtin mendim me profesorin Sherif Bundo dhe se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nuk ishte thjeshtë një akt cubash, por dhe një akt I programuar shkombëtarizues.

“I dashur Profesor Bundo,

Ndaj me ju të njëjtat shqetësime, dhe kam bindjen e plotë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një AKT I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!”, thekson Meta.

LEXO ANALIZA/ Themeluesi i PS: Shembja e Teatrit akt cubash, socialistet e ndershëm nuk e meritojnë ketë ndëshkim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura