Aksion i madh në disa qytete kosovare, zëdhënësi i policisë jep detajet e para

Sep 6, 2019 | 9:26
SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar se në këto momente është duke u zhvilluar një operacion i Policisë së Kosovës në disa zona.

pol kosov

Ai nuk ka bërë publike se në cilat qytete është duke u zhvilluar aksioni policor por ka thënë se është operacioni i ngjashëm me atë që është zhvilluar para disa muajve në disa pjesë të Kosovës përfshirë edhe veriun e vendit kundër kontrabandës.

“Mundem me konfirmu që prej orëve shumë të hershme të mëngjesit është duke u zhvilluar një operacion policor në disa regjione dhe në disa qytete të Kosovës. Me çka ka të bëjë nuk mundem me bë publike për arsye se mundem me pengu zhvillimin dhe mbarëvajtjen e këtij operacioni”, ka thënë zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, shkruajnë mediat kosovare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura