Aksidentohet për vdekje 23-vjeçarja në Tiranë, në kërkim autori

Nov 26, 2015 | 10:32
SHPËRNDAJE

Një vajzë është përplasur për vdekje nga një makinë mbrëmë në kryeqytet.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko”, kur një mjet i paidentifikuar, ka përplasur këmbësoren me iniciale E.Ç, 23 vjeç, banuese në Tiranë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ajo është dërguar në spitalin e Traumës në gjëndje të rëndë për jetën, por në orën 00.20, ka gjetur vdekjen.

Po punohet për identifikimin e mjetit të larguar.

Materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, dhe punohet për kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura