Aksident në Tufinë/ 15 vjeçari përplaset nga një automjet

Aug 13, 2020 | 21:41
SHPËRNDAJE

Një 15 vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në zonën e Tufinës në Tiranë.

ambulance-1-720x450

Policia bën me dije se djali është dërguar në spital. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.

Njoftimi:

Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura