Aksidenti në Sarandë/ Infermierja u thirr për një lindje në 2 të natës, ambulanca po e kthente për në shtëpi. Çfarë ndodhi më pas…

Sep 21, 2020 | 12:27
SHPËRNDAJE

Adelina Rezvani është infermieria e cila u plagos në Sarandë, pasi ambulanca i përplas me një BMW X5.

aksident sarandeGazetarja Shpresa Dine raporton se infermierja Adelina Rezvani u thirr në 2 të natës për një lindje. Pasi përfundoi punën, në 4 të mëngjesit po kthehej në shtëpi dhe shoferi i ambulancës, Aleko Kajo, 54- vjec që po e transportonte ka hyrë kundravajtje në një rrugë në kryqëzimin kryesor.

Aty është përplasur me Kosta Kacan, 24- vjeçarin djalë i një biznesmeni në Sarandë.

Rezvani u transportua me helikopter në Tiranë pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse shoferët Aleko Kajo dhe Kosta Kaca morën vetëm dëme të lehta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura