Aksident tragjik në aksin Kavajë-Rrogozhinë, mjeti përplas çiftin me motor. Vdes burri

Sep 12, 2017 | 16:23
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë. Mësohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë.

aksident-1Sipas policisë, mjeti tip “Benz”,  me drejtues shtetasin L.E., 46 vjeç është përplasur me mjetin tip motor (pa targa) ku si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit tip motorr, shtetasi N.S., 64 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëshortja e tij,shtetasia Sh.S., 60 vjeçe (pasagjere në mjetin tip motorr) është dëmtuar rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L.E., është shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura