Aksident në Tiranë, përplaset për vdekje kalimtari

Feb 6, 2016 | 22:23
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në mbrëmje në Tiranë, teksa një kalimtar 50-vjeçar është përplasur për vdekje nga një mjet tip “Mitsubishi”.

aksident21Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku kalimtari E.B. u përplas nga mjeti që drejtohej nga Kudret Hidri, 42 vjeç banues në Tiranë.

Sipas burimeve, kalimtari humbi jetën në vend, ndërsa Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për aksidentin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura