Aksident në Rrugën e Kombit/ Dy automjete përplasen me trajlerin, humb jetën drejtuesi i BMW-së

Feb 26, 2021 | 20:13
SHPËRNDAJE

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit segmenti Milot-Rrëshen.

aksident-naten-policia-naten

Aksidenti ndodhi pasi tre automjete janë përplasur në hyrje të Rrëshenit.

Në aksident janë përfshirë dy mjete të vogla dhe një trajler. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip BMW, i cili ishte i vetëm në makinë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Njoftimi: 

Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura