Aksident në Mirditë/ Shoferi humbet kontrollin e “Benz”-it dhe del nga rruga, niset drejt Traumës pasagjerja 55-vjeçare

Sep 22, 2021 | 9:06
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Mirditë, ku një 59-vjeçar me inicialet F.LL., teksa drejtonte mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Ilustruese
Ilustruese

Si pasojë është plagosur një pasagjere 55-vjeçare me inicialet B.D., e cila ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

NJOFTIMI 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 59 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në një rrugë dytësore në Mirditë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime pasagjerja në këtë mjet, shtetasja B. D., 55 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura