Aksident i rëndë në Milot me disa të plagosur, bllohohet rruga

Jun 17, 2018 | 18:31
SHPËRNDAJE

Nje aksident i rende ka ndodhur ne supertraden Lezhe-Lac, Prane kryqezimit te Milotit.

Ne kete aks jane perplasur 3 mjete ndersa raportohet per 5 persona te plagosur, dy prej tyre ndodhen ne gjendje te rende.

Aksidenti ka krijuar trafik te renduar, dhe radha e mjeteve eshte disa kilometra. Ende nuk dihen shkaqet e ketij aksidenti, nderkaq policia ndodhet ne vendngjarje.

y67uhjnb

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Informacion paraprak

Më datë 17.06.2018, rreth orës 17:20, në Fushë Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë 3 mjete, konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin B.D., mjeti tip Suzuki me drejtues shtetasin M.K. dhe mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin I.T.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas, pasagjerë në mjetët e përfshira në aksident të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia Rrugore në vendngjarje po menaxhon trafikun e krijuar nga bllokimi i rrugës nga aksidenti.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura